11 humbje jete dhe 688 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Kosovë&Rajon
11 humbje jete dhe 688 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Situata e COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësuese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ,fatkeqësisht 11 përsona kanë humbur jetën.

Gjitahshtu në këtë hark kohor janë kryer 1.865 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 688 të infektuar me COVID.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste!

ME TE LEXUARAT