Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zjarr në spitalin Covid, humbin jetën 10 pacientë

Dhjetë pacientë qe trajtoheshin pas infektimit me koronavirus humbën jetën ndërsa shumë të tjerë janë në gjendje kritike pasi një spital Covid në Rumani u përfshi nga flakët. Zjarri ka rënë në njësinë e kujdesit intensiv të shtunën.

Flakët nisën pasdite në Piatra Neamt dhe një orë më vonë u vunë nën kontroll nga ekipet e emergjencës.

“Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë ndodhen në gjendje kritike” përfshirë edhe një mjek, njoftoi zëdhënësja e spitalit, Irina Popa.

Tetë nga viktimat e humbën jetën nga flakët ndërsa dy të tjerë u shpallën të vdekur pasi u evakuuan. Mjeku në detyrë, që u përpoq të ndihmonte viktimat, pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80 përqind të trupit të tij, tha shërbimi i shpëtimit.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërsa prokurori i përgjithshëm hapi një hetim mbi ngjarjen e rëndë, citon abcnews. Ministria e shëndetësisë sugjeroi që zjarri mund të ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet