Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vetëizolohet Boris Johnson, pati kontakt me një të infektuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson është vetëizoluar pasi ka rënë në kontakt me një të infektuar me COVID-19.

Mediat raportojnë se Johnson deri më tani nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 dhe është mirë me shëndet teksa do të vijojnë punën nga shtëpia.

“Ai do tc vazhdojë të punojë nga Downing Street, duke përfshirë edhe drejtimin e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19.”,- tha një zëdhënës i Johnson.

Johnson e kaloi në mars COVID-19 ku u detyrua të shkojë edhe në spital teksa infektoi edhe partneren e tij. Të dy arritën t’ia dalin teksa nuk dihet nëse kryeministri britanik do të kalojë një infektim të dytë ose jo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet