U ndalua pa maskë, Policia: Kastriot Islami kërcënoi efektivat, 'do ta shihni pas 25 prillit"

Aktualitet
U ndalua pa maskë, Policia: Kastriot Islami kërcënoi efektivat,

Policia e Tiranes reagoi ne lidhje me shoqerimin e Kastriot Islamit pas kapjes se tij duke levizur pa maske anti-COVID ne kryeqytet.

Sipas policise, Islami u kap pa maske dhe i ka fyer e kercenuar policet me fjale te uleta dhe duke u thene se do ta shihnin pas 25 prillit cfare do te pesonin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarate nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre.

Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që "do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës"!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

ME TE LEXUARAT