Tentojnë ti vendosin gjobë për maskën, qytetari "shkallmon" policët me makinë

Aktualitet
Tentojnë ti vendosin gjobë për maskën, qytetari

Një qytetar ka goditur me makinë punonjësit e policisë që tentuan ti vendosin gjobë për mosmbajtjen e maskës anti-COVID.

Lajmi është bërë me dije nga policia e cila ka bërë me dije se qytetari reagoi pasi nuk ishte dakord me vendosjen e gjobës.

Njoftimi i polocisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative.

Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t'u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

ME TE LEXUARAT