Rinisin tensionet, Turqia nxjerr anijet në Mesdhe, Greqia reagon ashpër

Aktualitet
Rinisin tensionet, Turqia nxjerr anijet në Mesdhe, Greqia reagon

Rindizen tensionet mes Greqise dhe Turqise per kerkimet e naftes ne Mesdhe.

Pak dite pas relaksimit te mardhenieve mes dy vendeve per shkak te solidaritetit prej tërmetit të 30 tetorit, janë rikthyer tensionet në Egje.

Turqia ka vendosur që anija “Oruc Reis” të nisë kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Sipas mediave anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia ka reaguar ashpër dhe i ka dërguar mesazhin e radhës Turqisë.

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.

Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

ME TE LEXUARAT