"Rama po infekton kundërshtarët me COVID", akuza e rëndë e Kastriot Islamit pasi u ndalua në polici

Aktualitet
"Rama po infekton kundërshtarët me COVID", akuza e

Nje dite pasi policia e shoqeroi ne komisariat pasi nuk mbante masken Anti-COVID Kastriot Islami ka publikuar akuza te forta per kryeministrin Edi Rama.

Ai thote se kreu i PS, ka urdheruar policine qe te mbaje ne komisariate perfaqesuesit e opozites dhe kundershtaret politike me qellim qe ata te infektohen me COVID pasi ne polici nuk ka asnje mase kunder perhapjes se koronavirusit.

Reagimi i Kastriot Islamit:

Zoti President dhe Kryeminister...Faleminderit per komentin mbeshtetes! Bashkendaj e mbeshtes teresisht analizen dhe perfundimet e saj te bera nga ish Kryeministri Sali Berisha! Por me duhet te nenvizoj me kete rast tri gjera:

Se pari Edi Rama duke urdheruar sjellje barbare ndaj meje kerkon te kercenoje e tju fuse friken te gjithe qytetareve opozitare.

Por do te deshtoje me siguri... sepse une do te jem ne balle te kesaj beteje edhe me i motivuar!

Se dyti, permes ketyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kerkon, duke ju vene ne gjoba policore per masken, tju reduktoje oksigjenin te gjithe figurave poublike qe bejne opozite ndaj zullumeve dhe marrezive te tij. Por edhe kete nuk do te kjete kohe per ta arritur e realizuar!

Dhe e treta, qe eshte edhe e renda e me te rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdheruar mbajtjen e kundershtareve politike ne komisariatet e policise ku s'ka asnje mase anti-covid, deri edhe te mund ti "vrase" ata permes infektimit me virusin e rrezikshem sepse ne dhomat e komisariateve s'ka asnje menyre mbrojtjeje nga infektimi sepse s'lejojne te pajisesh me maske, dhomat jane pa ajrim e te mbyllura, dhe policet s'jane te paisur sipas protokolleve shendetsore me mjetet adekuate mbrojtese! Por edhe kete s'do te mund te arrije sepse s'do te mund te izoloje ne komisariate 1 milion opozitare!

ME TE LEXUARAT