Policia aksion në Durrës, arrestohen tre shoferë të dehur

Aktualitet
Policia aksion në Durrës, arrestohen tre shoferë të dehur

Tre persona u arrestuan nga policia ne Durres pasi po drejtonin automjetet ne gjendje te dehur.

Lajmi u be me dije nga policia e cila tha se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjëndje të dehur.

A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Opel", në gjëndje të dehur.

E. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.18, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT