"Fshehu pasurinë", SPAK nis hetimet për deputetin e PS

Aktualitet
"Fshehu pasurinë", SPAK nis hetimet për deputetin e PS

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion SPAK, njofton se ka nisur hetimet për deputetin e PS, Ervin Bushatin pas akuzave të PD-së për fshehje pasurie.

Prokuroria e Posaçme do të hetojë për falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve të deklarimit të pasurisë.

Pak dite me pare, PD me ane te nje deklarate akuzoi prokurorine se nuk ka kryer asnje veprim ne lidhje me denoncimin e bere ndaj deputetit socialist.

Në përgjigje të kesaj letre te opozites, SPAK i drejtohet PD-së duke i thënë se nuk mund të japë informacione mbi procesin për shkak të sekretit hetimor, ndërsa për pretendimin e demokratëve për zvarritjen e këtij procesi thotë se ky është një konstatim i njëanshëm.

Drejtuesi i fushatës së PS, Ervin Bushati nën hetim, SPAK konfirmon: Hetimi për fshehje të pasurisë rdhe fallsifikim të dokumentave për 3100 m2 truall

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdellarimin e pasurisë. PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.

Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu. PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

· Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

· Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

· Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.

· Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

· Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

· Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.

· Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

ME TE LEXUARAT