Edi Reja: Fusha e "Air Albania" mizerabël, s`bënim dot pasime, Erion Brace akuza FSHF-së

Aktualitet
Edi Reja: Fusha e "Air Albania" mizerabël, s`bënim dot

Zv/kryeministri Erion Braçe i është kthyer FSHF-së pas kritikave të trajnerit Edy Reja për fushën e stadiumit ”Air Albania”.

Italiani theksoi pas ndeshjes me Kazakistanin se terreni i stadiumit nuk është i përshtatshëm pasi dhe lojtarët i janë ankuar se nuk bëjnë dot më shumë se 2-3 pasime.

Për Braçen e vetmja punë që kishte brenda stadiumit FSHF ishte fusha, dhe ajo është në gjendje të mjerë e mizerabël.

Ai shpreson që FSHF mos shkarkojë Reja-n pasi ky i fundit vetëm tha të vërtetën për fushën.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

#FUSHAMIZERABEL

Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje:

FUUUUUSHEEEEEEN!

Nje vit plot,

fusha eshte ne gjendje te mjere;

Mbill e mbill, shpo e mbill prape,

por fusha eshte mizerabel!

Po e perseris;

Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!

Tani shpresoj mos heq

trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!

Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!

ME TE LEXUARAT