E dhimbshme në Zvicër, treni godet për vdekje 15 vjeçarin nga Kosova

Kosovë&Rajon
E dhimbshme në Zvicër, treni godet për vdekje 15 vjeçarin

Si pasojë e një aksidenti ka vdekur një 15 vjeçar nga Kosova që jeton në Zvicër.

"Mbrem humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës", ka bërë me dije kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli përmes një statusi në Facebook.

Mësohet se ai është djalë hastreti, i cili ka lënë pas edhe dy motra.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës dhe janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.

ME TE LEXUARAT