Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhjetë herë me i lirë se Pfizer, britanikët kanë gati vaksinën tjetër anti-Covid

Dhjetra miliona vaksina të bëra nga britanikët kundër Covid-19 mund të mblidhen deri në dhjetor.

Drejtuesi i Universitetit të Oksfordit të mbështetur nga AstraZeneca, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është ‘optimist’ në lidhje me marrjen e vaksinës deri për Krishtlindje.

Akademiku thotë se anti-virali i tyre do të jetë, dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në -78C.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford.

Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai i tha ‘The Sun’ se vaksina e tyre ruhet në ‘temperaturën e frigoriferit’ dhe është shumë afër demonstrimit të ‘efikasitetit’ – gjë që Pfizer provoi në versionin e saj të hënën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet