COVID i merr jetën kryetarit të parë të Bashkisë së Kavajës

Aktualitet
COVID i merr jetën kryetarit të parë të Bashkisë

Kryetari i parë i bashkisë së Kavajës, Selim Veizi ka humbur jetën nga Covid-19

75-vjeçari nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen, e cila i shkaktoi komplikacione pas infektimit nga SARS-CoV-2.

Veizi njihet si kryebashkiaku i parë i qytetit të Kavajës, pas ndryshimit të sistemeve dhe në vitet e para të një tranzicioni të gjatë e të vështirë.

Sipas te dhenave te ministrise se shendetesise, qyteti i Kavajës po përballet me një numër të lartë të infektuarish.

Presideti Ilir Meta ka ndare nje mesazh ngushellimi per humbjen e ish kryebashkiakut:

Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!

Meesazh ngushellimi ka percjelle edhe kryetari i PD Lulzim Basha:

Kryetari Basha mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit, Selim Veizi

Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit.

Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!

ME TE LEXUARAT