Covid-19 i merr jetën mitropolitit, klerikët tërheqin deklaratat se "në shtëpinë e Zotit, virusi s’infekton"

Bota
Covid-19 i merr jetën mitropolitit, klerikët tërheqin deklaratat

Mitropoliti i Lagadhasë në Selanik ka humbur jetën këtë mëngjes, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19.

62-vjeçari imzot Ioanis është ierarku i parë i lartë në Greqi që humb jetën prej Covid-19, ndërsa në spitalet e vendit mbahen të shtruar disa mitropolitë dhe eksponentë të lartë të kishës ortodokse greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe sodi i shenjtë i kishës greke tashmë ndodhet në karantinë, pas konfimimit me Covid të një pjese të stafit të këtij sinodi.

Autoritet greke kanë bërë thirrje për rritjen e masave të sigurisë në institucionet fetare, në të cilat nuk lejohen të kryejnë ritet fetare më shumë se 9 vetë njëkohësisht, teksa janë pezulluar dasmat dhe pagëzimet, kurse varrimet bëhen me pjesëmarrje të kufizuar dhe vetëm të anëtarëve të afërt të familjes të të ndjerit.

Duket se shtimi i rasteve me Covid në rrathët e priftërinjve dhe evidentimit të kishave dhe xhamive si vatër të përhapjes së Covid ka detyruar edhe sinodin e shenjtë grek që t’u dërgojë një qarkore të brendshme të gjithë priftërinjve dhe institucioneve të kishës ortodokse, ku kërkohet marrja e masave shtesë së sigurisë dhe heqja dorë prej deklaratave se në shtëpinë e Zotit, Covid nuk infekton.

Deklarata të ngjashme kanë krijuar jo pak reagime në opinionin publik vendas.

ME TE LEXUARAT