81-vjeçari me fizarmonikë i bën surprizë bashkëshortes poshtë dritares së spitalit

Soft
81-vjeçari me fizarmonikë i bën surprizë

Perhapja e koronavirusit ka ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje dhe ka vështirësuar jetën e çdo njeriu.

Më të vështirë e kanë ata persona të cilët për shkak të pandemisë po detyrohen të qëndrojnë të ndarë nga njeriu i zemrës.

Italiani Stefano Bodzini, 81-vjeç, nuk ka mundur ta vizitojë gruan e tij sëmurë në spital, kështu ai vendosi ta suprizonte atë.

81 vjeçari me fisarmonikë në duar qëndroi ulur para dritares së dhomës së spitalit ku po trajtohej gruaja e tij dhe filloi të luante muzikën e saj më të pëlqyer.

E ky moment prekës është filmuar teksa gruaja e tij Carla Saki po e vështronte nga dritarja e katit të dytë në Kastel San Giovani, qytet ky në veri të Italisë.

Stefano luatji një miks-baladash dhe këngë të dashurisë për të kaluar më pas në këngët e preferuara të partneres së tij.

ME TE LEXUARAT