Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zetori përmbyset në ‘Urën e Xhehenemit’, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dom në Njësinë Administrative Gurrë ne Bashkinë e Klosit, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Një zetor është përmbysur sipër urës tip pasarelë, ku kalojnë çdo ditë qindra banorë të fshatrave Dom e Zall-Rripë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli, vetëm me disa lëndime të lehta.

Prej tre dekadash kjo urë është në këtë gjendje, ashtu siç shihet dhe në pamjet e siguruara.

Në këtë urë kalojnë dhe furgonat që transportojnë nxënës shkollash.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës e quajnë këtë urë ndryshe “ura e xhehenemit”, (Ura e Ferrit), ndërsa shprehen se çdo ditë jeta e tyre vihet në rrezik.

Ndërkohë, këtë gjë e pohojnë dhe banorët e zonës, të cilëve iu duhet të kalojnë mbi këtë urë që mund të bjerë nga momenti në moment.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet