Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest shtëpie 46-vjeçaren

Aktualitet
Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe e cila është dënuar me 20 vite burg nga drejtëisa greke pasi ka mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe.

Seanca u zhvillua ditën e premte për vlerësimin e masës së sigurisë dhe për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore, u dha arresti i shtëpisë.

Sipas avokatit të saj, 46-vjeçarja vuan nga një çrregullim bipolar psikotik.

Ndërkohë sipas banorëve, gjendja e Irenës është e përkeqësuar pasi ditën e djeshme janë takuar me këtë të fundit në momentin që ka ardhur në banesë.

46 vjeçarja më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

ME TE LEXUARAT