VIDEO/ Pacienti me Covid vdes në banjo, mbesa e tij: E vranë mjekët

Bota
VIDEO/ Pacienti me Covid vdes në banjo, mbesa e tij: E vranë

Mbesa e një pacienti me COVID-19, një 84-vjeçari i cili vdiq në tualet në një spital të Napolit në fillim të kësaj jave deklaroi të premten se ai u vra.

Bëhet fjalë për një pacient, një video e të cilit u bë virale, duke nxitur reagime të shumta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbesa e Giuseppe Cantalupo, shkruajti në Facebook se “një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp”.

“Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje?

Ai nuk ishte në një gjendje të shkonte në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët?.

Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë ‘është me COVID, ai është në një qese (trupi)’”.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Emilio Borrelli bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për të vërtetuar të vërtetën e akuzave “jashtëzakonisht të rënda” të mbesës të moshuarit.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio e quajti “tronditëse” rastin e të vdekurit, i cili besohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër.

Prokurorët e Napolit kanë sekuestruar trupin dhe kanë hapur një hetim edhe për autorin e videos.

https://youtu.be/8iJaGZlzcPU

ME TE LEXUARAT