Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump befason Biden, fiton shtetin kyç të bejetës elektorale në SHBA

Presidenti aktual i SHBA Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektorale, Karolinën e Veriut.

Republikani bëri fushatë agresive në Karolinën e Veriut me tubime me pjesëmarrje fizike në kulmin e pandemisë së koronavirusit, ndërsa Biden përgjithësisht shmangu fushatën fizike elektorale dhe nuk e vizitoi personalisht këtë shtet në 16 ditët e fundit para zgjedhjeve.

Fitorja e presidentit Trump në Karolinën e Veriut i jep atij 15 vota elektorale, duke ulur disavantazhin e tij në 290-232.

Zoti Biden ruan një avantazh të lehtë në Xhorxhia, shtet me 16 vota elektorale. Gara mbetet shumë e ngushtë për të shpallur fituesin dhe po i nënshtrohet një auditi.

Ish-nënpresidenti Biden shpesh kritikoi menaxhimin e krizës së koronavirusit nga presidenti Trump dhe vendimin e tij për të mbajtur tubime fizike me pjesëmarrës që mbanin maskën shumë pak. Presidenti Trump u përpoq të bindte votuesit se ai do të ishte më i përgatituri për të rikthyer ekonominë në forcën e saj të periudhës përpara pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet