"Shkollat vatra infeksioni", PD: 10 mësues humbën jetën, qindra të karantinuar

Politikë
"Shkollat vatra infeksioni", PD: 10 mësues humbën

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ngre alarmain për situatën në shkolla si pasojë e pandemisë së CoVID-19. Ajo shprehet se mosmarrja e masave po po shndërron shkollat në vatra të rrezikshme infeksioni.

Ajo tha se 10 mësues humbën jetën nga COVID, me qindra e mijëra mësues dhe nxënës të karantinuar, por qeveria nuk siguron as kushtet minimale në shkolla

Deklarata e Vokshit

Ndodhem para Kryeministrisë, sepse, si shumica e shqiptarëve ne konsiderojmë Edi Ramën përgjegjës për situatën e rëndë të pandemisë në vend.

Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditën e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19.

Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.

Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria.

PD shpreh keqardhjen per humbjen e jetëve të shtrenjta të mësuesve dhe ngushëllon familjet, kolegët e të afërmit. Situata në shkolla është ALARMANTE dhe jashtë çdo kontrolli.

Shkollat janë sot ndër vatrat më të rrezikshme të perhapjes së infeksionit, sepse qeveria nuk do t’ia dijë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

Ajo që i intereson Edi Ramës është vetem t’i përdorë ata për politikë dhe për pushtet.

Nga raportimet në media dhe informacionet që vijnë në PD janë mijëra mësues dhe nxënës që janë të prekur / karantinuar. - [ ]

Shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar. - [ ] Vetëm në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID19 - [ ] Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues. - [ ]

Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur / karantinuar dhe mbi 1300 nxënës Denoncimet janë të përditshme nga çdo shkollë e vendit. Mësues dhe prindër që kërkojnë mbështetje dhe ndihmë. Qeveria ka vendosur të mbyllë veshët dhe të mos i dëgjojë lutjet e tyre, pasi mësuesit dhe nxënësit i duhen vetëm për dekorin e propagandës së Edi Ramës.

Qeveria i ka braktisur e lënë në mëshirë të fatit, pa testime, pa maska, pa dezinfektant, pa ujë, pa kushte higjeno sanitare, duke i shfrytëzuar si skllevër me dyfishin e ngarkesës që nuk u paguhet kurrë. Humbjet e jetës mund të ishin shmangur, nëse Qeveria do rë reaguar në kohën e duhur dhe do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD.

Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.

36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin: - për testime masive periodike për mësuesit; - për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës; - për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm; - për plarforma për mësimin në distancë; - për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës; - për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit; - shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19. I kërkojmë sot përsëri Qeverisë: ·

Testim masiv e periodik i mësuesve dhe personelit ndihmës në shkolla, hetim epidemiologjik te nxënësit e familjet e tyre në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i infeksionit · pajisjen me maska mbrojtëse, dezinfektant, alkool, termometër dhe dezinfektim të rregullt të ambjenteve mësimore · mbylljen e shkollave që nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno – sanitar e sigurimi i ambjenteve të tjera të përshtatshme · kontraktimi i mësuesve shtesë që të lehtësohet ngarkesa mësimore e mësuesve që japin 2-3-4 turne · pagesë ë plotë për të gjitha ores shtesë si dhe ·

Paketë mbështetëse për mësuesit: shpërblime mujore 100-150 Euro (në Kosove janë dhënë shpërblime 150 – 300 Euro në muaj)

Çdo ditë e humbur pa zbatimin e këtij plani vë në rrezik shëndetin dhe jetën e mësuesve. Ka një përgjegjës që shkollat janë kthyer një ndër vatrat më të rrezikshme per perhapjen e infeksionit. Ai e ka emrin Edi Rama!

ME TE LEXUARAT