Sapo dhëndri u shërua nga COVID-19, çifti u martua në parkingun e spitalit

Bota
Sapo dhëndri u shërua nga COVID-19, çifti u martua në

Kur Antionette Brown e pa për herë të parë Henry Bell në një klub nate 14 vjet më parë, ajo e dinte se ai ishte i duhuri. Megjithëse nuk u martuan kurrë, ata zakonisht i referoheshin njëri-tjetrit si burrë e grua gjatë asaj periudhe.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, asgjë nuk i ndau ata dy – as edhe kur Bell ishte shtruar në spital për gati dy muaj dhe po trajtohej për shkak të coronavirusit.

Kështu që një ditë para se ai të lirohej nga Qendra Mjekësore Orange Park e “HCA Healthcare” në Florida, ata më në fund vendosën të martoheshin në parkingun e spitalit, të rrethuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor që ia shpëtuan jetën atij.

“Ishte e mrekullueshme”, tha Brown, 48 vjeçe për CNN.

“Unë dhe burri im shkuam në shtëpi për të filluar një jetë të re. Falenderojmë Zotin dhe të gjithë stafin dhe mjekët që e bënë këtë të mundur”, shtoi ajo.

Bell u shtrua në spital më 13 shtator pasi zhvilloi simptoma të coronavirusit dhe ishte vendosur menjëherë në ventilator.

ME TE LEXUARAT