Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritja e numrit të infektuarve në Maqedoni, paralajmërohet mbyllja e plotë

Shqetësuese është situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ku shifrat e të infektuarve dhe të viktimave prej ditësh vijojnë të jenë të larta.

Në kuadër të kësaj situate zyrtarët shëndetsore kanë bërë me dije se në ditët në vijim do të shikohet efekti i masave.

“Presim që të kemi një periudhë përpara, në javën e ardhshme deri në dy, në të cilën ne patjetër do të shohim efektet e masave kufizuese.

Presim që numri i pacientëve të diagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe për atë periudhë pas kësaj numri të ulet”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndër të tjera ministri informon se numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital është akoma më i lartë se ata që janë lëshuar nga spitalet. Në klinikat e interne ka rreth 100 – 120 shtretër të lira me staf që mund të kujdesen për covid.

Ai shtoi se instalimi i qendrave COVID do të varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. Procedura në njësinë e projektit të Bankës Botërore ka mbaruar, tani kontratat po nënshkruhen dhe puna përgatitore po fillon.

Komisioni për shqyrtimin e masave të reja plotësuese do të vendosë në takimin e së hënës për të dhënë kohë për të përcaktuar nëse masat aktuale që janë në fuqi po funksionojnë.

Komisioni po monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme, do të rekomandojë masa shtesë kufizuese pas fundjavës, të tilla si mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes, qoftë brenda natës, pasdite ose gjatë fundjavave, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet