Rekord i zi në Poloni, mbi 500 viktima dhe 25 mijë të infektuar në 24 orë

Bota
Rekord i zi në Poloni, mbi 500 viktima dhe 25 mijë të infektuar

Numri i vdekjeve ditore të lidhura me COVID-19 theu sot një rekord të ri, duke arritur në 548 viktima, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.

“Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 është rritur që nga e premtja me 25 571 infektime të reja duke arriti në 691 118”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria raportoi, gjithashtu se 22 320 të infektuar janë shtruar në spital, 440 025 janë nën karantinë dhe 30625 janë nën mbikëqyrje sanitaro-epidemiologjike.

Deri më tani, në total janë shëruar 282 215 pacientë.

ME TE LEXUARAT