Rama me Qendron në Vlorë. Shehaj: Grabitje e popullit, pse shqiptarët duhet t’i japin një mandat të tretë?!

Politikë
Rama me Qendron në Vlorë. Shehaj: Grabitje e popullit, pse

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Edi Rama ishte sot në Vlorë me Afrim Qendron.

Shehaj ngre pyetjen se pse shqiptarët duhet t’i japin Ramës një mandat të tretë, kur ai vazhdon të abuzojë me pushtetin dhe grabit paratë e shqiptarëve.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Agron Shehaj:

Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.

Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?

Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT