Rama lexon SMS-në e personazhit të njohur: Isha i tmerruar, më në fund fjeta një natë rehat pasi pashë…

Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh të një personaliteti të njohur, që sipas tij ka thënë se ka fjetur rehat, pasi pa pamjet reale të spitaleve që u transmentuan në ERTV.
“Një personalitet me shkruan që: shyqyr që më në fund fjeta një natë rehat pasi pashë pamjet reale brenda nga spitaleve, se isha i tmerruar nga ankthi s’e s’do kishte një shtrat për mua në spital nëse do ishte nevoja.
Kjo është opozita, që kur tregon brendinë e spitaleve thotë është propagandë, dhe është për të ardhur keq për derdimenët që i ndjekin pas dhe që i dëgjojnë dhe i besojnë.
Se të thuash propagandë për atë që shikon dhe të thuash fakt për atë që vetëm dërdëllis, është me të vërtetë një fyerje e inteligjencës njerëzore”, tha Rama.
Më tej, kryeministri ka folur për shtimin e testeve dhe arsyen që sipas tij fshihet pas kësaj kërkese.
“Flasin për teste, e çmenden miletin! Shqipëria bën më pak teste. Sot askush nuk i përgjigjet pyetjes pse vendet që bëjnë më shumë teste, s’e kanë ndaluar armikun e padukshëm të përparojë.
Ka dhe mendime që nxitja për të bërë teste është e lidhur me interesa financiare të lobeve të industrisë farmaceutike. Ka një fakt që bërja e shumë testeve s’ka sjellë ndonjë ndryshim në dinamikën e epidemisë. Këtë s’e kam thënë unë, por burime nga të cilat mësoj unë sepse unë s’jam ekspert për këtë punë”, thekson Rama.