Rama inspekton rrugën e Lumit të Vlorës: Në Labëri s’ka Durim, vetëm Tërmet

Politikë
Rama inspekton rrugën e Lumit të Vlorës: Në Labëri

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Vlorë edhe kantierin ku po ndërtohet në rrugën e Lumit të Vlorës, projekt i cili pritet të marrë fund vitin e ardhshëm dhe të jetë gati për sezonin turistik.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli dhe deputetit Vullnet Sinaj, kjo rrugë shkurton distancën kohore nga Vlora në Gjormë, tani 20 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që ishte.

Nga Vlora në Brataj, ishte një orë e gjysmë, tani do do të bëhet për 30 minuta dhe për të gjithë pushuesit, aksesimi i Himarës, nga Vlora do të bëhte për një orë e çerek, deri në Qeparo.

“Rruga e Lumit të Vlorës vazhdon të marrë formë përgjatë tërë gjurmës së saj dhe po bëhet gati që sezonin e ardhshëm turistik të zbulojë para shqiptarëve e të huaja, një nga thesaret më të bukur natyrorë të Shqipërisë, duke ofruar një udhëtim spektakolar përmes luginave e pejsazheve të saj të mrekullueshme.

Kjo rrugë ka nisur ende pa mbaruar të japë impaktin e saj në nxitjen e nismave të agroturizmit, ndërkohë që pritshmëria e arsyeshme është që të ndikojë në rritjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale me destinacion bregdetin”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë iu “hakërrye” deputetit Sinaj, kur ky i fundit tha që të kënaqur duhet të bëhen dhe banorët e zonës së Peshkëpisë e Selicës.

Rama kërkoi që këta qytetarë të sqarohen mirë dhe të mos u jepet mundësia “të besojnë Lulin dhe Leskon”.

BISEDA:

Rama: Nga Vlora deri në bregdet, me një udhëtim panoramik përmes luginës e fushave e kodravë është spektakël e do nxisë agroturizmin në thithë zonën.

Do e kthejë zonë turistike brenda maleve e do nxisë prodhimin se do lidhet shumë më shpejt baza prodhuese blegtorale me tregun turistik poshtë.

Kur kemi ardhur herën e parë këtu vajtëm mbrapa kam pasur tre ditë bllokim nga mesi.

Dritan Leli: Tani është 5 minuta

Edi Rama: Atëherë e kemi bërë 1 orë e gjysmë

Vullnet Sinaj: Edhe pjeswn e Peshkëpisë e Selicës ti bëjmë të kënaqur dhe ata andej.

Edi Rama: Po ata andej sqaroji mirë e mos më bëjnë mua mesazhe ata se nëse ka një komunitet që s’ka gojë të flasë që ne atë që themi e bëjmë, janë ata, në gjithë bashkinë vlorë s’kanë gojë të flasi njeri jo na thatë jo s’na thatë.

Rialokimi i fondit ka qenë për arsye të llogjikës së buxhetit kur ne nuk ishim ende në fazën për ta filluar po kjo s’do të thotë që ne s’do e bëjmë atë.

Sqaroja mirë se është skandal që tani të besojnë Leskon me Lulin, vete Lesko me Lulin e u tregon përralla e i besojnë ata po ca janë ata se s’janë vetëm të këndojnë këngën e historisë. Ky është muhabet kot tani.

Ata, këta ata, ato, andej këndej se kishin parë ndonjëherë që do ndodhte kjo gjë, kush do e bënte? Të shohin e të presin.

Ka një arsye pse emri Durim nuk eksizton në gjithë zonën e Labërisë.

Ke parë emër tërmet ti? Ja këtu i vënë, Durim s’ka.

ME TE LEXUARAT