Nervozizmi fundos shqiptarin, policia e kap pa patentë por ai nxiti kontrollin në banesë

Aktualitet
Nervozizmi fundos shqiptarin, policia e kap pa patentë por ai nxiti

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 26 vjeçar shqiptar, pasi u kap akuzohet për trafik droge. Sipas mediave italiane, shqiptari u kap në Torvaianica teksa po drejtonte një makinë pa patente.

Dyshimet e policisë u shtuan edhe më shumë pas nervozizmit të shqiptarit dhe personit tjetër qe e shoqëronte. Në këtë moment policia vendosi që të bënte një kontroll më të hollësishëm.

Pas shoqërimit, policia zhvilloi edhe një kontroll në banesën e 26 vjecarit shqiptar, ku u gjetën një sasi prej 230 gram kokaine, 2 kg marijuanë, 200 gram hashash dhe 2800 euro, që dyshohet se ishin fituar nga veprimtaria kriminale.

Policia arrestoi shqiptarin, i cili më pas u dërgua në burgun e Rietit.

ME TE LEXUARAT