Ndjekje si nëpër filma, 5 makina policie me shpejtësi për të ndaluar kamionçinën

Aktualitet
Ndjekje si nëpër filma, 5 makina policie me shpejtësi për

Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë.

Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit.

Aty drejtuesi i kamionçinës ka shfaqur shenja revolte në drejtim të policëve bashkiakë duke u shprehur se nuk i jep llogari atyre.

Më pas ata kanë thirrur në ndihmë edhe efektivët e Policisë së Rendit për të bërë të mundur ndalimin e personit në fjalë.

Nuk dihen ende arsyet e ndjekjes si dhe as identiteti i personit të ndaluar.

https://youtu.be/jUsbb4iQqcw

ME TE LEXUARAT