Ndjekje si në filma, 5 makina policie ndjekin kamionçinën në Tiranë

Aktualitet
Ndjekje si në filma, 5 makina policie ndjekin kamionçinën

Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë.

Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. Aty drejtuesi i kamionçinës ka shfaqur shenja revolte në drejtim të policëve bashkiakë duke u shprehur se nuk i jep llogari atyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ata kanë thirrur në ndihmë edhe efektivët e Policisë së Rendit për të bërë të mundur ndalimin e personit në fjalë. Nuk dihen ende arsyet e ndjekjes si dhe as identiteti i personit të ndaluar.

ME TE LEXUARAT