Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërron jetë pas lindjes, autopsia e 19-vjeçares nga Gjirokastra do të kryhet në Tiranë

GJIROKASTËR – Pasditen e djeshme ka filluar autopsia në trupin e Klea Muxhajt, 19-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë pas lindjes së foshnjes së saj.

Mjeku ligjor i cili kishte ardhur nga Tirana një ditë më parë, ka bërë autopsinë gjatë orëve të mbëmjes por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së saj.

Kampione të organeve jetike janë dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës në kryeqytet për të analizuar shkencërisht shkakun e vërtetë të vdekjes.

Ndërkaq dje në mbrëmje oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë dëshmitë e vjehhrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të 19-vjeçares si dhe të 3 mjekëve që kanë asistuar në operacion.

Deri më tani Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ngritur asnjë akuzë derisa pritet përgjigja shkencore e autopsisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet