Ndarja nga jeta e Valter Gjonit, Basha: Nderim dhe mirënjohje për kontributin e tij

Politikë
Ndarja nga jeta e Valter Gjonit, Basha: Nderim dhe mirënjohje për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit Valter Gjoni, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha shprehu nderim dhe mirënjohje për kontributin dhe trashëgiminë e Gjonit.

MESAZHI I BASHËS

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij.

Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe.

Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë.

ME TE LEXUARAT