Mashtroi se ishte shefe policie, gjykata lë në burg 42-vjeçaren

Aktualitet
Mashtroi se ishte shefe policie, gjykata lë në burg 42-vjeçaren

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçaren Elvira Lami që akuzohet se ka mashtruar disa pronarë dyqanesh duke marrë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie.

Në seancën me dyer të mbyllura që zgjati më shumë se 40 minuta, e reja ka mohuar akuzat. Referuar hetimeve të prokurorisë, Lami prezantohej si punonjëse policie apo si person që mbante poste të larta në institucione të ndryshme shtetërore dhe pasi shkonte në dyqane të ndryshme në kryeqytet, merrte artikuj pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se e reja ka mashtruar në kohë të ndryshme të paktën katër pronarë dyqanesh duke përfituar sende dhe bizhuteri në vlera të konsiderueshme monetare.

Lami është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2017-tën është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës për të njëjtën vepër penale të atë mashtrimit. Ajo u arrestua tre ditë më parë nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Premtimi”.

Gjatë kontrollit në banesë i gjet një radio marrëse si ato të policisë, një pasaportë false diplomatike, një distinktiv policie si dhe dokumente të tjera institucionesh.

ME TE LEXUARAT