Makinat përplasen kokë më kokë në Peqin, plagosen 5 persona
Lajmifundit
/
14 Nëntor 2020, 12:16
Aktualitet

Të paktën pesë persona janë plagosur mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Peqin.
Mësohet se në aksin rrugorë Elbasan –Peqin, në fshatin Pajove janë përplasur dy makina duke shkaktuar katër të plagosur.
Ndër të tjera mësohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me identitetin e të plagorusve apo të shkaqeve të aksidentit