Makina përfundon në kanal në Fier, plagoset një grua

Aktualitet
Makina përfundon në kanal në Fier, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit një grua ka mbetur e lënduar. Ende nuk bëhet me dije identiteti i saj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

ME TE LEXUARAT