Lihet i lirë ish-deputeti që u shoqërua për mosmbajtje të maskës. Ja çfarë u ka thënë policëve

Politikë
Lihet i lirë ish-deputeti që u shoqërua për mosmbajtje

Pas më shumë se një orë në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë, mësohet se ish-deputeti i PD, Kastrit Islami është lënë i lirë.

Islami u shoqërua nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Shoqërimi i Islamit është bërë tek Diga e Liqenit në Tiranë. Mësohet se ai ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi, ndërkohë që ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Ismali iu ka thënë se ka qenë duke bërë vrap nga liqeni, e se në aktivitetet sportive nuk është e detyrueshme maska dhe se për këtë arsye, nuk ka pasur edhe dokument identifikimi me vete.

Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”. Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.

ME TE LEXUARAT