Kryemadhi: Rama po u merr frymën njerëzve, LSI i ka dyert e hapura për të gjithë

Politikë
Kryemadhi: Rama po u merr frymën njerëzve, LSI i ka dyert e hapura

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim në Tiranë me qytetarët, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dyert e hapura për çdokënd.

Kryemadhi theksoi se pandemia Rama po iu merr frymën qytetarëve, kurse shtoi se duhet të përmbyset sistemi i ngritur Rama, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve.

“Kam qenë dhe jam socialiste. LSI i ka dyert e hapua për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij.

Përveç pandemisë së koronavirusit, kemi edhe pandeminë Rama, që po iu merr frymën njerëzve. Ka 7 vjet që bëhen premtime dhe zero realizime.

Ka projekte tredimensionale, por qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë faturën, nuk paguajmë dot ilaçet.

Epo, kjo nuk është jetë. Nuk jetohet me frikën e një të çmenduri që rri mbi kokë shqiptarëve. Duhet të përmbysim Ramën si sistem.

Shqiptarët duhet të mos ikin me vrap nga Shqipëria, por të kenë të ardhme të sigurt këtu”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se patriotizëm është që të mbrosh vendin tënd përballë keq-qeverisjes.

“Bisedoja me djalin tim dhe tha se patriot është ai person që mbron popullin nga qeveritë. Një qeveri që tjetërson historinë, një qeveri që detyron rininë të ikë nga Shqipëria, që shkatërron sistemin shëndetësor, që ka arrogancë për popullin, sigurisht që të mbrosh popullit tënd përballë kësaj qeverisje është patriotizëm.

Shqiptarët duhet të jetojnë këtu me paga të mira, me sistem shëndetësor ku fëmijët tanë të jenë të shëndetshëm. Por, ekonomia shqiptare është në duart e pesë personave.

Të jemi bashkë kundër një të keqeje që ka shkatërruar ekonominë tonë”, deklaroi Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT