Katër mësuese dhe dy fëmijë pozitivë me Covid-19 në Berat

Aktualitet
Katër mësuese dhe dy fëmijë pozitivë me Covid-19

Katër mësuese kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Berat.

Burime bëjnë me dije  se pozitive janë konfirmuar 2 mësuese në shkollën “22 Tetori” ndërsa një tjetër në shkollën “Ajet Xhindole”.

Ndërkohë pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijë tek qendra e zhvillimit Rajonal në rajonin numër 3.

Berati numëron 419 raste pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

ME TE LEXUARAT