Janullatos dhe At George Frendo po kurohen jashtë, Salianji: Qeveria ka degraduar

Politikë
Janullatos dhe At George Frendo po kurohen jashtë, Salianji: Qeveria ka

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, iu uron shërim të shpejtë nga virusi i rrezikshëm Covid-19 kryepeshkopit Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut Muhamed Sytari.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Salianji shkruan se ndjehet i pikëlluar që qeveria e ka degraduar autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë sa nuk ka mundēsi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit, referuar faktit se ata janë dërguar jashtë vendit për kurim.

Mesazhi i Salianjit:

I bashkohem lutjeve të mijëra besimtarëve për shërim të shpejtë të fortumturisë së tij Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut muhamed Sytari.

Ndjehem më shumë se i pikëlluar që qeveria e ka degraduar autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë sa nuk ka mundēsi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit.

Pamundesia e qytetareve per njohje dhe pamundesitë jo vetem fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe te familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetem qe nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do tia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetareve.

Na mbetet të lutemi të gjithë që Zoti të beje me te miren për çdo të sëmurë ?

ME TE LEXUARAT