Itali, arrestohet një drejtues i lartë i mafies ”Ndrangheta”

Bota
Itali, arrestohet një drejtues i lartë i mafies

Policia italiane deklaroi se kishte arrestuar Domenico Bellocco, një anëtar i rangut të lartë i një familjeje të njohur të mafies së frikshme ”Ndrangheta”.

Guardia di Finanza theksoi se Bellocco ishte fshehur në një fermë në Mongiana rreth 50 kilometra në jugperëndim të Catanzaro në rajonin jugor të Kalabrisë.

Në kohën e arrestimit, 44-vjeçari kishte dokumente false identiteti.

Bellocco ishte në kërkim për krijimin e një organizate mafioze dhe trafik droge. Autoritetet italiane e kishin kërkuar për një vit.

Familja Bellocco nga Rosarno, një qytet i vogël në Kalabri, është pjesë e mafias ”Ndrangheta”, një nga grupet më të fuqishme kriminale në botë.

”Ndrangheta” vjen nga rajoni i varfër i Kalabrisë Jugore dhe ka tejkaluar ”Cosa Nostra”-n të Siçilisë si mafia e parë në botë.

Anëtarët e saj kanë vijnë nga lidhje të ngushta familjare.

ME TE LEXUARAT