Greqia me shifra të larta viktimash dhe të infektuarish me Covid-19

Bota
Greqia me shifra të larta viktimash dhe të infektuarish me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2835 raste të reja me koronavirus në Greqi ndërkohë që 38 pacientë kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1035.

370 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Qyteti me më shumë të infektuar është renditur Selaniku me 766 raste të reja, ndërsa pas saj vjen Atika me 612 raste.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se mosha mesatare e pacientëve që janë të intubuar në spital është 64-vjeç. 112 prej tyre janë gra ndërsa pjesa tjetër janë burra.

ME TE LEXUARAT