Gjoba të rënda për ata që futen në Spanjë pa një test Covidi

Bota
Gjoba të rënda për ata që futen në Spanjë pa

Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë njoftoi se mund të gjobiten deri në 6 mijë euro personat që vijnë nga “vendet e rrezikuara” pa bërë testin PCR, i cili është i detyrueshëm në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, në një deklaratë për shtyp tha se e kanë bërë të detyrueshëm testin PCR për ata që vijnë nga vendet e rrezikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këto janë gjoba serioze dhe parandaluese”, tha Laya duke njoftuar se mund të gjobiten deri në 6 mijë euro personat që vijnë në Spanjë pa dokumentin që tregon rezultatin negativ të testit PCR.

“Nga 5 milionë e 200 mijë persona që kanë hyrë në Spanjë që nga korriku, janë zbuluar se 4 800 prej tyre janë të prekur me virusin dhe se qarkullimi ndërkombëtar përbën vetëm 8 në 1 000 të importeve të COVID-19”, tha Laya.

Ministrja Laya shtoi se “pavarësisht se shifrat për momentin tregojnë se nuk ka ndonjë problem, është e nevojshme që të garantojmë që ato nuk do të përbëjnë problem edhe në të ardhmen. Masat synojnë të krijojnë besim dhe të hapin hapësira gradualisht për lëvizje të lirë e të sigurt”.

ME TE LEXUARAT