Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Furgoni bie në kanalin me ujë, policia jep detajet: Janë lënduar dy pasagjerë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal të mbushur me ujë.

Ndërkaq, policia sqaron se në aksident janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet