Damian Gjiknuri me Covid, Rama: Po përballet me armikun e padukshëm
Lajmifundit
/
14 Nëntor 2020, 15:40
Politikë

Nga Vlora ku zhvilloi takimin e radhës elektoral në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama i uroi shërim të shpejtë drejtuesit politik të socialistëve në këtë qark, Damian Gjiknuri, i cili është i infektuar me koronavirus.
“I bashkohem edhe unë urimit për shërim të shpejtë për drejtuesin e Qarkut, Damian Gjiknuri i cili duhet të përballet me armikun e padukshëm.
Përmes këtij urimi dua ti uroj cdo të mirë dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë këtë moment dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të Vlorës”,- tha Rama.