Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Armenia në kaos: Parandaluam vrasjen e kryeministrit nga opozita

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare në Armeni deklaroi se parandaloi një tentativë për vrasjen e kryeministrit Nikol Pashinyan.

Institucioni i sigurisë akuzoi se kryeministri u tentua që të eliminohet nga opozita armene me qëllim marrjen e pushtetit.

“Të dyshuarit po planifikonin të uzurponin ilegalisht pushtetin duke vrarë kryeministrin” deklaroi Shërbimi i Sigurisë Kombëtare.

Nga e marta në Armeni vijojnë protestat që kërkojnë largimin e kryeministrit, pasi e akuzojnë për kapitullimin dhe tërheqjen nga lufta me Azerbajxhanin në Nago-Karabak pas gjashtë javësh betejë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet