Vdekja e 20 vjeçares në Gjirokastër gjatë lindjes, reagon spitali: Solli në jetë fëmijën shëndosh e mirë por...

Aktualitet
Vdekja e 20 vjeçares në Gjirokastër gjatë lindjes, reagon

Spitali i Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me vdekjen e 20 vjeçares pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Sipas spitalit e reja e ka sjellë në jetë fëmijën shëndoshë e mirë por pas ndërhyrjes operatore ajo ka pasur kompikacione.

Reagimi i spitalit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

ME TE LEXUARAT