Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vazhdojnë protestat në Armeni, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit

Mijëra qytetarë kanë dalë dhe gjatë mbrëmjes së të enjtes në Yerevan dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, Nikoll Pashinyan.

Ata kanë bërë thirrje që Kryeministri të largohet dhe e kanë quajtur tradhtar. Sipas protestuesve, Pashynian ka kryer një akt të rëndë tradhtie pasi ka firmosur një marrëveshje paqe me Azerbajxhanit në kundërshtim me interesat kombëtar.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë, Armenia heq dorë nga Nagorni-Karabaku, territor i cili do i takojë Azerbajxhanit por për një periudhë të gjatë do të menaxhohet nga Rusia.

Karabaku është një zonë e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por që është kontrolluar nga armenët etnikë që nga një armëpushim i vitit 1994.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet