“Unë kam kancer, por ti je problemi im”, mesazhi prekës i 26-vjeçares për Covid-19

Bota
“Unë kam kancer, por ti je problemi im”, mesazhi prekës i

Italia është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit, ndërsa u godit rëndë në valën e parë të pranverës. Shifrat e të prekurve dhe viktimave janë rritur ndjeshëm javët e fundit si në shumë vende të tjera të botës.

Ndërkohë, një 26-vjeçare është bërë virale, për shkak të mesazhit të ndjeshëm që ajo transmeton.

Martina Luoni, është e diagnostikuar me kancer ndërsa ka realizuar një video për fushatën e komunikimit në rajonin e Lombardisë, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve.

“Unë kam kancer, por problemi im i vërtetë jeni ti”, thotë Martina dhe më pas shpjegon: “Ju që nuk vendosni maskë, ju që kaloni më shumë kohë jashtë sesa në shtëpi, ju që nuk kujdeseni për rregullat. A nuk e kuptoni që kjo është mënyra e vetme për të mos mbushur spitalet?”

ME TE LEXUARAT