Ulje rastesh në Greqi nga Covid-i, mbi 3 mijë infektime dhe 38 viktima

Kosovë&Rajon
Ulje rastesh në Greqi nga Covid-i, mbi 3 mijë infektime dhe 38 viktima

3038 raste me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Greqi.

Ndërkohë që janë regjistruar 38 viktima duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 997 nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarëve që ndërruan jetë ishte 80 vjeç dhe kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i pacientëve të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv arriti në 336. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

100 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

81.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. 362 pacientë janë shëruar.

ME TE LEXUARAT