U emërua zv.ministër, flet Besart Kadia: Pse pranova ofertën e Ramës

Politikë
U emërua zv.ministër, flet Besart Kadia: Pse pranova ofertën e

Ekonomisti Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, u emërua dy ditë më parë zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Mbrëmjen e sotme ai ka treguar se përse e pranoi ofertën e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë zv.ministër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kadia tha në “Zonë e Lirë” se nuk është funksionar i PS-së, ndërsa theksoi se ftesën e pranoi për të punuar në të mirë të qytetarëve.

“Unë jam në rradhë të parë ekonomist, për mua idetë janë të parat dhe pastaj vijnë përkatësitë politike.

Nuk jam zv. ministër apo funksionar i PS, jam zv. ministër i shtetit shqiptar. Çështjet që kam të bëjë unë, janë çështje që i interesojnë shtetit shqiptar”, u shpreh ai.

Më tej, ekonomisti theksoi se nuk ka hequr dorë nga bindjet e tij dhe ka disa mospëlqime ndaj qeverisë.

“Unë nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznesit, pro konkurrencës.

Rama mendoj të paktën në tërësi ka qenë konsekuent për të çuar përpara çdo ide që ka pasur.

Për shumë gjëra unë nuk kam qenë dakord. Çfarë unë kam marrë përsipër të bëj janë komplet të zhveshura nga politika.

Vazhdoj kërkoj që taksa progresive nuk është politikë e duhur, mendimet nuk i kam ndryshuar. Unë nuk mbështes opozitën që del në protesta për të kërkuar votën”, nënvizoi Kadia.

ME TE LEXUARAT