Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tronditen SHBA-të, Nevada goditet nga tërmeti 5.5 ballësh

Një tërmet prej 5.5 shkallësh Rihter goditi Nevadan në orët e para të mëngjesit të së premtes, bazuar në të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Sipas CNN, tërmeti ndodhi pak më shumë se 20 milje në juglindje të Minas, dhe u pasua me lëkundje të tjera afër zonës.

Mina gjendet rreth 160 milje në juglindje të qytetit Renos në Nevada.

Në fillim të këtij viti, Nevada u përball me tërmetin më të madh në 66 vjet.

Tërmeti me madhësi prej 6.5 shkallësh Rihter goditi një zonë të largët rreth 225 milje në veriperëndim të Las Vegas.

Ndërkohë, për sa i përket tërmetit të sotëm, ende nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme materiale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet